Pas ndarjes së bujshme nga Britney Spears, Sam Asghari zhvendoset në apartamentin luksoz në LA
Sam Asghari po jeton tashmë në një apartamentin luksoz pas ndarjes nga ylli i popit Britney Spears, na thonë burimet.
Asghari është zhvendosur në ndërtesën e shtrenjtë Ten Thousand në Los Anxhelos – në kufirin e Beverly Hills dhe Century City – dhe burimet për Page Six tregojnë se me sa duket modeli po bëhet miq me komshinjtë e rinj.
“Ai ka qenë miqësor me banorët dhe kështë parë me motrën e tij”, tha një burim për Page Six.
Ndërtesa përbëhet nga 40 kate, me qira që variojnë nga 10,000 deri në 65,000 dollarë në muaj. Natyrisht, ai përfshin të gjitha lehtësitë, si një bar, parking, një park privat, pishinë, pamje nga Paqësori dhe mjekë të disponueshëm për shërbime të ndryshme, si botox.
Më parë kanë jetuar edhe personazhe si Demi Lovato, avokati Michael Avenatti, Laurie Harvey, Sam Ronso dhe aktorja Addison Rae.
Revista Los Angeles e quajti dikur pronën, “ndërtesa më e shrenjtë e apartamenteve në LA”.
Ndërkohë, Asghari dhe Spears thuhet se kanë ndërprerë komunikimin që kur ai u largua nga shtëpia e tyre më shumë se një javë më parë, dhe më pas ai bëri kërkesë për divorc.
29 vjeçari, u pa të hënën duke shëtitur qenin e tij rrugëve të Kalifornisë, ku u vu re se ai kishte hequr dhe unazën e martesës.
Të dy tani po flasin përmes avokatëve të tyre dhe “të gjitha komunikimet, negociatat dhe çdo biznes tjetër” do të trajtohen nga ekipet e tyre ligjore, sipas TMZ.