Pas ndarjes së bujshme Eneda Tarifa rikthehet me ish-bashkëshortin? Fotot që po bëjnë xhiro në rrjet

TIRANË– Këngëtarja Eneda Tarifa dy vite më parë u nda nga bashkëshorti me të cilin kishte plot 18 vite bashkëjetese. Një ndarje e bujshme kjo, që u përfol për një kohë të gjatë në median rozë. Por, tashmë dy vite pas ndarjes këngëtarja dhe ish-bashkëshorti kanë pozuar bashkë, teksa çojnë të bijën në klasën e parë.

Eneda-2

Eneda Tarifa është fotografuar përkrah Erjon Zaloshnjes, ndërsa në mes qëndron vajza e tyre, Aria, e cila duket të ketë qenë shkaku i këtij ‘bashkimi’. Por, jo vetëm ish-bashkëshorti i Eneda tarifës ka qenë i pranishëm. Bashkë me ta ishte dhe kunata e këngëtares, që ka shoqëruar mbesën e saj në fillimin e një rruge të re.

Eneda-3

Nuk dihet se si qëndrojnë marrëdhëniet mes këngëtares dhe ish-bashkëshortit, por një gjë është e qartë, ata ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të së bijës.

Eneda-4