Pas ndarjes nga Viola Spiro, Arjon Muça nxjerr foton duke u puthur me të dashurën e re

Arjon Muça ka qenë shpesh herë i komentuar në media për lidhjet e tij të dashurisë, por vetë nuk ka treguar ndonjë histori të re që kur I dha fund lidhjes 4-vjeçare me Viola Spiron. Për të deklaruar për lidhjen e tij, ish-lojtari i “Big Brother” ka pritur atmosferën e Shën Valentinit. Në “Instagram”-in e tij Arjoni ka postuar një fotografi duke u puthur me një vajzë, që mendohet të jetë e dashura. Edhe këtë herë Arjoni nuk ka hequr dorë nga misteri, duke qenë se ai kishte zgjedhur një efekt që e bënte pozën të dukej e paqartë. Prandaj na duhet të shohim në ditët në vazhdim se kush është ajo që ka rënë në dashuri me Muçën.