Pas ndarjes nga Tuna Sejdiu, Cozman prezanton të dashurën e re
Reperi Cozman ka postuar foton e parë me një vajzë të panjohur, pas ndarjes nga këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu. Në fotografinë e publikuar nga ai vetë, reperi prezanton partneren e re në krahët e tij, ndërsa në përshkrimin e fotos ka vendosur vetëm një zemër. Nëse bëhet fjalë për histori të rëndësishme apo jo, këtë mbetet ta thotë vetë Cozman, i cili duket shumë i lumtur pranë saj. Ky është reagimi i parë i tij me një foto të tillë, që vjen pas provokimeve të Tunës duke tejkaluar masën me prekje nga Ylli Limani e Arbër Bytyqi.