Pas ndarjes nga Ronela Hajati kemi të reja nga Young Zerka

Reperi i famshëm shqiptar Young Zerka, sapo ka lançuar këngën e tij më të re. Zerka ka publikuar bashkëpunimin e radhës me një artist i cili në këngën e tyre, këndon me vargje portugeze, ndërsa si gjithmonë refreni i përket Zerkas dhe ai ka bërë mrekulli edhe kësaj here me stilin e tij të veçantë. Kënga titullohet “Ting Ting”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Albanian Outlawz & Dalmo. Zerka ka lansuar klipin e tij të ri menjëherë pas ndarjes nga e dashura e tij prej kohësh, këngëtarja e famshme Ronela Hajati, shkruan Prive. Çifti megjithatë, asnjëherë s’e kishin konfirmuar lidhjen por se ata ishin bashkë kishte plot dëshmi, ndërsa tani ata as nuk ndjekin më njëri tjetrin në Instagram.