Pas ndarjes nga nëna e saj, Miley Cyrus nuk flet më me të atin!

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus thuhet se nuk flet më me të atin Billy Ray Cyrus pas ndarjes nga nëna e saj, Tish Cyrus. Mediat e huaja raportojnë se dyshja patën një grindje dhe se gjërat janë shpërkallëzuar deri në atë pikë sa kanë ndërprerë komunikimin, duke hequr dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Përplasja thuhet se ka ardhur pasi ylli i muzikës country njoftoi publikisht ndarjen e tij nga nëna e Miley-t në prill pas gati 29 vitesh martesë. Një burim tha për “The Sun” se:

Miley nuk ishte dakord me disa gjëra që ka bërë babai i saj. Është përshkallëzuar vërtet dhe ata nuk janë në marrëdhënie të mira. Pjesa tjetër e familjes shpreson që përçarja mes Miley-t dhe Billy Ray-t të kalojë së shpejti dhe ata të jenë në gjendje të qartësohen.

Rikujtojmë, se Tish dhe Billy Ray u martuan në dhjetor të vitit 1993 dhe kanë së bashku fëmijët Miley, 29 vjeçe, Noah, 22-vjeç dhe Braison, 27 vjeç. Tish gjithashtu ka dy fëmijë Brandi, 34-vjeç dhe Trace, 33-vjeç, nga një lidhje e mëparshme, të cilët të dy ishin adoptuar nga Billy Ray, i cili gjithashtu ka një djalë, Christopher, me ish-partneren e tij, Kristin Luckey.

Kjo është hera e tretë që Billy Ray dhe Tish ndahen dhe ndërmarrin hapa drejt procedurave të divorcit. Ndërkaq, e besoni apo jo Miley Cyrus së fundmi është shprehur se martesa me Liam Hemsworth ishte ‘një fatkeqësi’ pasi ajo ndihmoi një çift të fejohet në Lollapalooza të Brazilit. Krijuesja e hitit “Midnight Sky” mori pjesë festivalin në Sao Paulo më 26 mars dhe solli një çift homoseksual në skenë për të bërë propozimin.

Top Albania Radio