Pas ndarjes nga Morena Taraku, miliarderi iranian shfaqet në shoqërinë e modeles shqiptare
Pas pak kohësh që ata e bënë publike lidhjen e tyre, erdhi edhe lajmi se romanca kishte përfunduar. Madje nga publiket e tyre në rrjetet sociale, u duk se nuk janë ndarë mirë, pasi ata nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
Por mesa duket, tashmë Morena dhe miliarderi iranian kanë mbetur shokë, pasi ai e uroi për ditëlindje bukuroshen shqiptare.
Pas ndarjes nga Morena, është vënë re se Sasha ka një marrëdhënie mjaft të mirë me modelen shqiptare, Vildane Zeneli.
Sasha Sobhani publikoi para disa kohësh në “Instastory” një video, ky pyeste fansat se sa “zjarr” është modelja shqiptare duke bashkangjitur gjithashtu dhe emrin e saj në postim.
Ndërsa një ditë më parë, Vildane ka postuar një “Instastory” një foto ku shfaqen krahët e Sasha-s dhe zbulon se ndodhen në Amsterdam.