Pas ndarjes nga Loredana, a është ‘single’ Mozzik? Reperi jep përgjigjen që s’pritej

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Pasi Loredana konfirmoi ndarjen, Mozzik… Ja ç'bëri ish-partneri i këngëtares në ditën e saj të lindjes

Pra, Mozzik, mesa duket është single! Por si reagon ai kur e pyesin për këtë? Sigurisht, ka një përgjigje epike, që e ka zbuluar në një Instastory. Me shaka shkruan: “Jam Album!” (Referuar fjalës “single” një këngë teke, ndërsa albumi mban disa “single” brenda).

Ndërkohë, albumi i ri muzikor i tij dhe Loredanës, ‘No rich parents’, do të publikohet në datë 24 shtator. Pak para se reperja të konfirmonte ndarjen, ata publikuan këngën ‘Mit Mir’, që ka rezultuar një sukses.

/News31