Pas ndarjes nga e Mimoza Shkodra, Seldi fotografohet me prezantuesen e sportit

Gjatë muajit të kaluar, këngëtari shqiptar Seldi Qalliu, deklaroi ndarjen nga e fejuara e tij Mimoza Shkodra. Çifti kishin thuajse një vit të fejuar, po kur deklaruan publikisht edhe planet për martesë, ata u ndanë. Këngëtarët po vazhdojnë secili jetën e tyre, duke treguar se s’po iu ndahen aktiviteteve profesionale por as jetës shoqërore, shkruan Prive. Seldi është fotografuar me miken e tij, prezantuesen e “Super Sport” Lei Krajën, e fotografia është publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale.