Pas ndarjes nga Bora Zemani, Vin Veli zbulon romancën e re dhe arsyen pse nuk e bën publike partneren e tij
Pas ndarjes, Bora Zemani dhe Vin Veli kanë ruajtur një raport të mirë me njëri-tjetrin për hir të djalit të tyre, Arborit.
I ftuar dje tek “Rudina”, Dj tregoi se është shumë i përkushtuar ndaj të birit 6-vjeçar dhe madje në disa raste tha se bëhej si “maniak” kur diskutohej për shëndetin e tij.
Ai tregoi se i vogli qëndron si me Borën, ashtu edhe me të, pasi nuk qëndron dot pa e takuar dy ditë.
Mirëpo, gjatë bisedës, ai zbuloi edhe një detaj në lidhje me jetën e tij private.
Dj tha se prej dy vitesh po përjeton një histori të bukur dashurie, por partnerja e tij nuk dëshiron që të bëhet publike.
Vini tregoi se ajo është pjesë e juridikut dhe nuk i përket as botës së artit e as asaj të medias apo televizionit.
Ndonëse momentalisht nuk bashkëjetojnë, ai shprehu dëshirën që në një të ardhme të afërt edhe kjo të ndodhë.
Ndërsa Bora nga ana tjetër, po shijon romancën me aktorin e humorit dhe moderatorin Donald Veshaj.