Pas ndarjes nga biznesmeni saudit, Rihanna në krah të ish të dashurit Drake
Gjatë fundjavës ata u filmuan në audiencën e “2020 Yams Day” në Barclays Center.
Megjithëse raportohet se nuk ka asgjë mes tyre, përveç faktit që po qëndronin bashkë fansat u surprizuan pasi mendonin se Drake dhe Rihana nuk ishin më miq.
“Nuk jemi miq por as nuk kemi armiq,”– tha Rihanna referuar Drake gjatë një interviste në vitin 2018.
Rihanna & Drake together at #YAMSDAY in NY. pic.twitter.com/NrYEKBbTKr
— Pop Crave (@PopCrave) January 20, 2020
Pastaj, ditë pas publikimit të intervistës, Drake e hoqi Rihannën nga Instagram.
Tani është e paqartë nëse janë pajtuar më njëri-tjetrin, po ish-çifti u pa bashkë vetëm disa ditë pasi filluan thashethemet se Rihanna është ndarë nga biznesmeni saudit pas 3 vitesh së bashku.
Megjithatë këngëtarja ende nuk ka konfirmuar statusin e marrëdhënies së saj.