Pas ndarjes me burrin kuptoi se ishte lezbike, rrëfimi i gruas: Doja të vrisja veten, më dukej vetja ndryshe

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Edlira Meshau rrëfeu historinë e saj nga fëmijëria, martesa e dështuar te momenti kur kuptoi se ishte lezbike. Ajo tregoi që kur ishte e vogël mendonte se ishte ndryshe por nuk e kuptonte pasi nuk kishte informacione mbi seksualitetin.

Edlira rrëfeu se kishte tentuar të vriste veten kur ishte pesë vjeç dhe njëherë tjetër kur kishte qenë 16 vjeç pasi mendonte se ishte ndryshe nga të tjerët. Ajo tregoi se kur ishte fëmijë, familja e saj u largua drejt Anglisë prej frikës që kishin pasi i vranë të vëllain në një atentat në vitin ’99.

“Hera e parë që mbaj mend të kem menduar për vetëvrasjen ka qenë 5 vjeç. Më dukej vetja ndryshe dhe se dija pse. Thjesht ndihesha vetëm. Kam qenë ulur te shkallët e pallatit dhe thosha si mundet një fëmijë ta vrasë veten. Atëherë s’e kuptoja që për një fëmijë të mendojë të vrasë veten që 5 vjeç.”

Më pas, ajo tregoi se u njoh me mblesëri me një djalë që do të bëhej bashkëshorti i saj. Pas dy vitesh martesë, Edlira zbuloi se bashkëshorti me të cilin bëri një djalë e tradhtonte dhe u ndanë. Ajo tregoi se e gjeti në një club me tjetrën. “Hoqa unazën dhe thashë jepja asaj tjetrës., tha ajo.

Pas ndarjes, ajo kuptoi se kishte preferenca të tjera seksuale. “Momenti që fillova të dyshoj ishte kur u njoha me një mashkull trans që se kishte bërë akoma kalimin nga femër në mashkull dhe aty ka filluar të më hapej mendja. Dhe pasi e njoha, kemi jetuar bashkë tre vjet.

Kuptova që më pëlqenin gjëra të tij që ishin femërore. Dhe lindi pyetja pse? Fillova të lexoj mbi homoseksualitetin, transgjininë. Në këtë moment, kuptova se kam qenë lezbike gjithë jetën.”, tha Edlira. Siç theksoi ajo, ka qenë mjaft e vështirë kur iu tregoi prindërve, pasi në fillim nuk e pranuan këtë fakt.

Ajo tha se prindërit nuk i folën për dy vjet dhe se kishte frikë t’ia tregonte të vëllait. “Kur ia thashë mamit, u bë shumë keq. Dhe kur ka ikur, e kam parë deri në fund të rrugës sepse iku me lot në sy dhe me shpatulla të ngrysura. M’u duk sikur ia theva zemrën. Kur ia thashë babait, më tregoi një letër.”

“Vëllait nuk ia thashë dot, nuk kisha guxim. Doja t’ia thosha se unë jam kështu. Por nuk ma bënte shpirti. Në orën 7 pasdite, duke bërë gati për të dalë dhe i çova mesazh ‘Unë jam gay’. Nuk më kthen përgjigje për tre orë. Më shkroi ‘Kjo nuk është zgjedhje, ti kështu ke lindur.

Nuk kam pse të të urrej. Unë të dua njësoj siç të kam dashur gjithmonë., tha Edlira duke shtuar më pas: “Mu duk sikur dola nga burgu.