Pas ndarjes, Alma Bektashi zhvendoset në Tiranë me fëmijët

Alma Bektashi vazhdon të jetë e rezervuar për jetën e saj private, pavarësisht se orët e fundit në media u publikuan lajme mbi ndarjen e saj nga bashkëshorti. E ftuar në emisionin e mikeshës së saj, Jonida Maliqit, Alma nuk preferoi të fliste aspak për martesën apo ndarjen. Megjithatë e nxori një informacion të vogël. Këngëtarja shprehu dëshirën që së shpejti të zhvendoset në Tiranë me fëmijët.

Alma tha se i mungon shoqëria në Tiranë dhe se fëmijët ia kërkojnë gjithashtu që të zhvendosen në kryeqytet.

“Kur vij në Tiranë e ndjej shumë që njerëzit më duan. Këtu kam miq të vërtetë që mund të mos i takoj 6 muaj, 7 muaj, mbase dhe 1 vit, por aty ku e ke lënë bisedën, aty e vazhdon dhe mua kjo më mungon. E dua Tiranën shumë prandaj dua të rikthehem se këtë presion e kam edhe nga fëmijët”-tha Alma në “Jonida’s room”.