Pas martesës homoseksuale, prezantuesi shqiptar zhduket pa lënë gjurmë
Para dy ditësh me habi u shpërnda lajmi në portalet shqiptare mbi martesën e prezantuesit Mishel Rrena me të dashurin e tij të huaj, në Londër.
Kjo martesë përbënte herën e parë që një personazh publik shqiptar, haptazi kurorëzon dashurinë me një person të gjinisë së njejtë.
E pasi lajmi mori dhenë, Misheli duket të jetë vërshuar nga ofendimet e kritikat. Pak orë pas, ish-prezantuesi i ‘Top Select’ në Top Channel ka vendosur të zhduket pa gjurmë nga rrjetet sociale. Ai ka mbyllur llogarinë në Facebook e Instagram, sipas të gjitha gjasave për t’iu shpëtuar mesazheve nga shqiptarët që nuk e kanë kapërdirë lehtë martesën homoseksuale, shkruan Prive.