Pas lindjes së djalit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj marrin vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e tij

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj vetëm pak ditë më parë mirëpritën në jetë djalin e tyre Duam. 

Dhe pas lindjes së tij kanë marrë vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e foshnjës.

Çifti njoftoi se kanë ruajtur qelizat staminale të djalit.

Miriam-2

Qelizat stamilane kanë funksion të rëndësishëm në shëndetin e anëtarëve të familjes dhe foshnjës. Ata përdoren për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Qelizat staminale të një pjesëtari të familjes, falë përputhshmërisë, mund t’i shërbejnë edhe pjesëtarëve të tjerë të saj, në rast se këto të fundit preken prej sëmundjeve të gjakut.

Kujtojmë se të njëjtin vendim për ruajtjen e qelizave stamilale mori edhe Almeda Abazi për djalin e saj Efehan.