Pas lidhjes me një vajzë VIP, Bardhi rrëfen nëse është single…

“Betohemi” është kënga që bëri të njohur për publikun këngëtarin e ri, Bardhin.

Pasi fitoi shumë fansa, artisti vazhdoi me krijimet muzikore, ndonëse mbetet sërish “Betohemi” kënga e tij ‘hit. Këtë të shtunë, ai ishte i ftuari i vëllezërve Veshaj në emisionin “Më lër të flas”.

Donaldi dhe Romeo nuk i kursyen pyetjet pikante për Bardhin, ndërsa donin të dinin më shumë për jetën e tij sentimentale dhe për vajzat të cilave u dedikon këngët.

I pyetur nëse është ‘single’ apo në një marrëdhënie, Bardhi thotë se në përgjigjen mund ta gjejmë te këngët e tij.

“Kur jam i ndarë, ka më shumë balada”, thotë ai dhe në këtë periudhë ka publikuar pikërisht balada.

Në një tjetër lojë në emision, Bardhi rrëfeu disa sekrete:

“Kam pasur fantazi seksuale për Rita Orën. Betohem që nuk kam tradhtuar asnjëherë. Betohem që nuk kam fjetur asnjëherë me një fanse timen (vetëm nëse ish-i ka qenë fanse imja). Kam qenë një një lidhje me një vajzë VIP, që tani është e lidhur me dikë tjetër”.

Teksa flet për projektet e ardhshme, Bardhi tregon se “është fokusuar më shumë në tregun shqiptar, por ka plane dhe për tregun gjerman”.

Top Channel