Pas letrës publike, Top Channel merr masat për historinë e Sanos: Ku qëndron problemi?

Siç mund ta keni lexuar, puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Sanos, që kërkonte të vendoste kontakte me të bijën, me të cilën nuk iste prej vitesh, Mirën. Nga ana tjetër, vajza e Mirës i drejtoi një letër të hapur Arbana Osmanit përmes redaksisë së Anabel.al, ku ndër të tjera dënonte cenimin e privatësisë dhe mungesën e profesionalizmit për të vërtetuar ngjarjet.

Nisur nga reagimi i ashpër i ndjekësve, Top Channel ka vendosur të heqë videon e
emisionit nga kanali në YouTube dhe në të njëjtën kohë ka fshirë edhe postimet në
Instagramin e “Dua të të bëj të lumtur”. Siç pritej në të tilla situata, një pjesë e njerëzve janë të mendimit se “në fund të fundit Sanoja është nënë dhe duhet dashur pavarësisht të gjithave”, ndërsa një pjesë mendon se “njeriu merr atë që meriton”. Megjithatë ajo që duhet theksuar është cenimi i privatësisë përmes bërjes publike të identitetit të personave që nuk janë të pranishëm në studio, përfshirë këtu edhe profesionin dhe vendin e punës. Ajo që theksojnë disa komentues me të drejtë është fakti se nuk ka rëndësi se kush e ka fajin, ajo që është shqetësuese është roli i medias në jetën tonë.”

Më shumë sesa historia vet (pala e mirë, pala e keqe, ç’rëndësi ka, historinë e
gjykojmë në aspektin tonë personal dhe me aq informacione të cunguara sa kemi, e gjykojmë sepse duam të shkëputemi nga të tjera realitete tonat) kjo letër godet bukur e saktë median dhe mungesën e profesionalizmit dhe sesa e padrejtë dhe ndoshta e abuzuar në ligj (ku i dihet) është veprimtaria e tyre, e cila cenon jetën personale të komunitetit.” – shkruan dikush.

“Nuk dua të gjykoj për historinë, janë punët e hallkut këto, por një gjë e di, që ka
ardhur një kohë kur nuk ka më privatësi fare dhe njerëzit nuk ua respektojnë
privatësinë të tjerëve […]” – shton një tjetër./Anabel.al