Pas Leonardo DiCaprio-s, një tjetër aktor me famë ndërkombëtare i bashkohet thirrjes për mbrojtjen e lumit Vjosa

Pas Leonardo DiCaprio-s, ka qenë aktori tjetër me famë nga ‘Hollywood’, Edward Norton, ai që ka kërkuar që ky lum të mbrohet.

Edward Norton përmes një postimi në ‘Twitter’, ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit Vjosa.

“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow”, ka shkruar Norton./revistawho.com