Pas largimit të Turjan Hyskës, Ardit Gjebrea “rrëmben” Orinda Hutën
Largimi i Turjan Hyskos nga “Vizion Plus” ishte një lajm i papritur për të gjithë. Ai së bashku me aktorët e “Apartamenti 2xl” u larguan drejt televizionit “Klan” për të shfaqur aty emisionin e humorit “Duplex”. Por duket se pas tij në këtë televizion do të zhvendoset edhe bashkëshortja Orinda Huta, e cila po përflitet për largimin nga “Vizion Plus”, televizioni ku punon prej vitesh.. Sipas burimeve të “Gazetës Express Orinda do të jetë këtë sezon televiziv në ‘Klan’ dhe pikërisht në jurinë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike 2018”. Orinda ishte moderatore dhe autore mjaft e rëndësishme e disa programeve në “Tring” dhe “Vizion Plus”.