Pas largimit nga Shqipëria, këngëtari i “Etheve” merr pamjen e Conchitës

Këngëtari i njohur që u zbulua në talent show-n “Ethet e së premtes mbrëma”, Klajdi Musabelliu ka disa muaj që nuk jeton në Shqipëri. Ai kishte ditëlindjen, dhe duke qenë se është tip që i pëlqen humori, gjatë ditës së djeshme postoi në facebook, një album me fotomontazhe satirike. Në njërën prej fotove ai duket si Conchita Wurst, transseksualja austriake që ka fituar një nga edicionet e fundit të Festivalit Europian. “35 mijë falenderime të gjithëve për urimet!Ju përshëndes të gjithëve me setin tim më të ri fotografik, realizuar sot në Los Angeles, nga fotografi me famë botërore, Aqif Kopertoni. Love you all people!”, përfundon statusin e tij gallatë këngëtari që sapo ka festuar 35 vjetorin. /Story.al/