Pas largimit nga puna, spikerja me gjoks zbuluar ikën nga Shqipëria

Greta Hoxha, vajza e cila u bë e njohur pas shfaqjes në televizionin “Zjarr Tv”, e cila prezantonte edicionin e lajmeve me dekoltenë zbuluar u shkarkua nga puna pak ditë më parë. Lajmi u konfirmua nga pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, i cili nuk bëri publike arsyen e shkarkimit. Vetë Greta s’u prononcua për ndërprejen e marrëdhënies së punës me televizionin ku punonte këto vite, ndërsa ka menduar të largohet për të nisur disa ditë pushime jashtë vendit. Ajo ka postuar foto me bikini nga ishulli i Greqisë, Santorini./Story.al/