Pas largimit nga Përputhen, Ori zgjedh mes Arjanit e Nedës dhe zbulon historinë e vjetër me Borën
Ori Nebijaj të premten e javës që lamë pas mbylli eksperiencën e saj në “Përputhen”, për të nisur tanimë misionin e saj të ri si deputete. Pas largimit të Orit, “Përputhen” do e moderojë sërish Bora.
Në një intervistë për “Prive”, Ori ka treguar se Bora i duket zgjedhja e duhur për ta moderuar emisionin e dashurisë dhe ka treguar një histori interesante të tyre.
“Përveç Borës mendoj se askush tjetër nuk mund të më pasojë në Përputhen. Ajo u identifikua me Përputhen dhe publiku e do. Unë me Borën njihem shumë vite përpara.
Kemi qenë të dyja në një tjetër televizion. Atëherë isha unë në një emision ku ika dhe e vazhdoi Bora. Tani ishte Bora në një emision dhe e vazhdova unë. Tani unë po iki prapë dhe po e vazhdon Bora”, tregoi Ori.
E pyetur kë zgjedh mes Arjanit dhe Nedës, Ori u përgjigj: “Arjani është shtyllë e atij emisioni dhe nuk e di nëse Përputhen do të mund të ekzistonte pa Arjanin.
Neda është ajo çfarë i mungonte Përputhen për të qenë siç është sot, një product më i balancuar që publiku e ka dëshirën ta ndjekë”.