Pas largimit nga ekrani të Greta Hoxhës flet djali që jep lajmet me “gjoks” jashtë”: “Unë jam…”
Spikerja e njohur, Greta Hoxha që jepte lajmet me dekoltenë zbuluar në televizionin “Zjarr TV” është larguar nga stafi i këtij televizioni. Hoxha duket se ka pasur disa mosdakodësi me pronarin e saj, Ismet Drishti, i cili ka vendosur ta shkarkojë menjëherë. Spikerja tashmë është zëvendësuar një tjetër spiker, por kësaj here nuk është vajzë. Bëhet fjalë për Aldo Sulollarin, i cili jep lajmet me xhaketë zbërthyer, tashmë një kod veshjeje për “Zjarr Tv”. Pas shfaqjes së tij në ekran nuk kanë munguar shkrimet e mediave online, duke komentuar spikerin e ri e duke e cilësuar zëvendësues të Gretës. Ndaj për të qartësuar situatën, Aldo ka shkruar një status në rrjetin e stij social Facebook, ku thotë: “Një sqarim të vogël , unë nuk zëvendesoj askënd , sepse jam Aldo Sulollari dhe kam imazhin tim ! Një përshëndetje dhe respekt të jashtëzakonshëm për Greta Oxa , e cila më ka suportuar gjithmonë … dhe një falënderim i përzemërt për drejtorin, Ismet Drishti. Prej tij jam ky që jam sot …në qendër të vëmendjes .. Faleminderit , dhe i uroj suksese në karrierën e saj në vijim!”, përfundon statusin e tij Aldo./Story.al/