Pas largimit nga ‘E diell’, zbulohet se ku do ta shihni tashmë Einxhel Shkirën

Disa javë më parë, moderatorja Einxhel Shkira u largua nga drejtimi i rubrikës ‘Beauty’ në ‘E diell’, ndërsa fill pas këtij momenti lajmëroi se shumë shpejt do ta shihnin diku tjetër. Pritjes i ka ardhur fundi dhe siç duket Einxhel do të jetë pjesë e ‘Abc news’ në emisionin ‘Pressing’ së bashku me moderatorin Gert Çerçani.

Gjithçka është bërë e ditur me anë të videos së publikuar në kanalin e ‘Youtube’ ku shfaqet krah Gertit duke lajmëruar publikun se do të mund ta ndjekin çdo të hënë dhe të enjte në orën 22:00 në programin sportiv.

“Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por dhe jashtë saj”, ka cituar Shkira gjatë videos. Me siguri kjo eksperiencë e re do të sjellë të tjera emocione dhe surpriza për moderatoren në ekran./revistawho.com