Pas lajmit të divorcit, Rudina Dembacaj poston foto me ish-partnerin

Për një kohë të gjatë, në mediat rozë qarkulloi lajmi se Rudina Dembacaj është ndarë nga partneri derisa erdhi konfirmimi i vetë aktores. Gjatë një interviste për “Wake Up” Rudina tregoi se ajo dhe bashkëshorti janë në proçes divorci që prej muajit qershor.

Së bashku Rudina dhe Aleksandri kanë një vajzë të quajtur Viktoria e gjatë kësaj kohe e vogla është rritur sërish me të njëjtën dashuri e përkujdesje nga dy palët. Kështu është parë në videot dhe fotot e postuara të Aleksandrit dhe Rudinës në rrjetet sociale.

Rud-2

Mirëpo dhe pse të divorcuar duket se Rudina dhe ish-partneri ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, aq sa mund të themi se tashmë janë miq.

Aktorja dhe moderatorja postoi në instastory një foto me Aleksandrin për të cilin shkruan: “Aleksi çun beqar”.

Keni parë raport të tillë mes dy ish-partnerëve?/News31.al