Pas lajmeve të shtatzënisë, Eliza Dushku publikon për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Eliza Dushku është një nga aktoret shqiptare që po korr shumë sukses në filmat e ‘Hollywood’. Ajo ka aktruar që 9 vjeç dhe i është kushtuar prej vitesh karrierës së saj, megjithatë duket se tani fokusi do të ndryshojë. Pak kohë më parë, Eliza zbuloi për ‘UsWeekly’ se ajo dhe partneri i saj, Peter Palandjian do të bëhen prindër për herë të parë.

Eliza-Dushku-2

Peter dhe Eliza janë martuar në gusht të vitit 2018, në Boston. Që prej asaj kohe, aktorja ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’ dhe fotot me bashkëshortin e saj nuk kanë munguar. Duket se në lidhje me bebin e saj, Eliza ka vendosur të tregohet pak më e rezervuar, pasi vetëm ditën e djeshme ajo ka publikuar për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur. “Kemi dashuri për të gjithë”, ka shkruar Eliza. Kjo foto ka qenë një surprizë për fansat që nuk ishin në dijeni të ndryshimeve në jetën e saj, megjithatë nuk kanë hezituar të shprehin dashurinë e tyre ndaj aktores./revistawho.com

Eliza-Dushku-1