Pas lajmeve për ndarjen nga balerini shqiptar, reagon Rovena Dilo
Vetëm dy ditë më parë, u bë i ditur lajmi se këngëtarja Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja i kishin dhënë fund romancës së tyre. Cifti ishin të lidhur prej 4 vitesh, ndërkohë që 1 vit edhe bashkëjetuan. Por, arsyet që çuan në këtë vendim ende nuk janë bërë të ditura.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Treshat”, Rovena është “ngacmuar” paksa nga moderatorët për këtë temë. Ishte Donaldi ai i cili e pyeti artisten se përse ka një unazë në gishtin e fejesës.
Duke qeshur, Rovena e mohoi diçka të tillë duke nënkuptuar që fejesa nuk ka aspak vend në këtë moment në jetën e saj dhe duke pranuar në një fare mënyre të gjithë zërat për ndarje.
“Pse, kjo është vetëm unazë fejese? Jo, mua ma ka dhuruar babai”, përfundoi ajo.
Rovena dhe ish-partneri i saj kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur së bashku, si dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në asnjë rrjet social.