Pas kualifikimit në finale, Jonida Maliqi rrëfen emocionet e para: Unë bëra dje atë për të cilën erdha…

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Një natë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi, performoi në skenën e madhe të ‘Eurovision” në Tel Aviv. Kënga e saj “Ktheju Tokës” arriti që të kualifikohej për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës.

Ditën e sotme, Jonida ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje, duke treguar emocionet që pati gjatë performancës dhe më pas.

Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet momenti kur prezantuesit përmendin Shqipërinë që kalon në finale, dhe më pas Jonidën e cila tregon emocionet e para.

View this post on Instagram

Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania!🇦🇱 Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale❤❤ #Kthejutokes #Albania #GrandeFinal #02 @eurovision @eriona_rushiti @enis.mullaj @martin_leka @kleartduraj @sokol_marsi @ardiasllani @emmastyling @makeupbysuela @tirigjoci @artemisa.mithi @wendimancaku @rtshtv @festivali_rtsh @andrixhahu @eurovisionalbania @besi499 @gencgjineci @andikotri @ermal.peci

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

“Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale❤❤”, shkruan Jonida bashkëngjitur me videon.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.