Pas kritikave të vazhdueshme për thinjat dhe rrudhat, aktorja Sarah Jessica Parker ka dy fjalë për të thënë

Sarah Jessica Parker, njihet për komentet e saj pikante në rrjete sociale, në lidhje me tema të ndryshme. Aktorja, gjithashtu, është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet atyre që duan të diskutojnë moshën dhe pamjen e saj.b

Parker është personazhi i kopertinës së dhjetorit 2021 të “Vogue”. Në intervistën e saj, artistja diskutoi disa nga komentet negative që u shfaqën në mediat sociale pas trailer-it të ri të “Sex and the City”, “And Just Like That…”, të cilat u përqendruan rreth moshës së tre grave kryesore.

“Ka kaq shumë muhabete mizogjene si përgjigje ndaj nesh, që nuk do të ndodhnin kurrë ndaj një burri. ‘Thinja, thinja, thinja! A nuk ka një burrë thinja?’. Unë jam ulur me Andy Cohen dhe ai ka një kokë të mbushur me thinja. Pse është normale për të dhe jo për mua? Nuk e di çfarë t’ju them njerëz.”,- tha artistja.

Sarah tha se e ka të vështirë të përballet me komentet në mediat sociale, sepse “të gjithë kanë diçka për të thënë”, veçanërisht për rrudhat.

“Unë e di se si dukem. Nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëj për këtë? E ndaloni dot plakjen? Zhdukeni dot?”,- tha Parker.