Pas kritikave të artistëve të njohur, Ronela Hajati publikon një “version për moralistët” të këngës “Sekreti”
Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës.
Kënga e saj “Sekret” u prit me shumë Kritika nga disa artistë të njohur shqiptarë të cilët thanë se teksti i këngës së saj nuk përcillte asnjë mesazh.
Pas disa reagimeve të tjera që ka pasur më herët, Ronela Hajti së fundmi ka reaguar në një mënyrë ironike duke publikuar një video ku reciton këngën e saj dhe shkruan se ua dedikon moralistëve që kanë bërë komente negative.
“Versioni për moralistët”, shkroi ajo bashkëngjitur me videon që postoi në llogarinë e saj në Instagram.
ronela-hajati-postimi-moralistetRonela Hajati në një reagim që bëri para disa ditësh, shkroi se komentet negative kanë ardhur vetëm nga artistë shqiptarë, duke nënvizuar se “performanca e saj është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë”.
Artistja gjithashtu reflektoi për dy vitet e fundit që lamë pas, duke thënë se kanë qenë më të vështirët për jetën e saj, duke refuzuar të tregojë arsyen. Ndër të tjera jo shprehu se “një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste, as muzikë por ulet dhe punon”.