
Pas krisjes, Getoar Selimi poston foto më të bukur me partnerin e Luana Vjollcës
Përveç se si partneri i Luana Vjollcës, Krenar Çocaj njihet edhe për shoqërinë e hershme me Getoar Selimin. Dje Getoari ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft i lumtur krahas Krenarit. Fotoja duket të jetë shkrepur në dasmën Sara Hoxhës dhe Ledion Liços në Como, gjë që tregon se Luana ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj.
Mjaft të kuruar të veshur me kostumë, Getoari dhe Krenari duken plot klas dhe të denjë për motrat Vjollca.
Kujtojmë se dy djemtë u përfolën për një krisje të marrëdhënies së tyre, por kjo foto i hedh poshtë këto thashetheme, sipas Who.