Pas kërkimit në mbarë botën, vendoset kush do të luajë Michael Jackson në filmin biografik
Ikona Michael Jackson do të portretizohet nga nipi i tij, Jaafar Jackson, në një film biografik me regji të Antoine Fuqua.
Filmi, i titulluar thjesht “Michael”, do të jetë roli i parë i madh filmik për 26-vjeçarin Jaafar, i cili është djali i Jermaine Jackson, vëllait të madh të Michael. Pasi bëri publik vendimin, Jaafar e përshkroi veten si “të përulur dhe të nderuar”.
“Jaafar mishëron djalin tim. Është kaq e mrekullueshme ta shohësh atë të përcjellë trashëgiminë e Michael,” tha nëna e ikonës së ndjerë, Katherine Jackson.
Filmi do të trajtojë historinë se si ai u bë mbeti i pop-it dhe një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
“Michael” po realizohet në bashkëpunimin me pasurinë e Michael Jackson, e cila ka të ngjarë të ndikojë në mënyrën se si përshkruhet jeta e këngëtarit, duke përfshirë nëse do të prekë apo jo ndonjë nga akuzat për abuzim seksual të fëmijëve që u ngritën kundër Jackson gjatë jetës së tij. Michael u shpall i pafajshëm në vitin 2005.
Ai ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.
Anabelmagazine