Pas Kejsi Tolës tërhiqet edhe një tjetër këngëtare nga gara e festivalit

Pak orë pas publikimit të listës së pjesëmarrëve të “Festivalit të këngës në Rtsh”, Kejsi Tola u tërhoq nga gara.

Është zbuluar se edhe një tjetër këngëtare është tërhequr. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën e cila do të konkurronte me këngën “N’Majë”. Nuk dihen shkaqet e tërheqjes.

Lista e pjesmarrësve:

Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur

Drejtori artistik, Bojken Lako, është shprehur se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.

“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”

Drejtori Lako ka theksuar se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.

Iconstyle