Pas Katedrales së Parisit, digjet trashëgimia botërore 500-vjeçare
Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të kështjellës Shuri në Japoni, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO.
Flakët nisën mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të kështjellës, duke u përhapur me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera të kompleksit.
Nuk pati raporte për të lënduar, megjithatë rezidentët aty pranë u evakuuan të gjithë ndërsa zjarrfikësit u angazhuan për orë të tëra në betejën me ferrin e flakëve.
Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua në 1933-shin si thesari kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma.
Kujtojmë që në prill të këtij viti flakët përpinë edhe Kategralen e Parisit, ngjarje që preku shumëkënd dhe solli një reagim zinxhir pothuajse në gjithë botën./Gazeta Liberale