Pas kaq shumë vitesh, Victoria poston foton e parë e qeshur (Foto)
Gjëja që e dallon më së shumti Victoria Beckham-in, nga gjithë gratë e tjera (përveç faktit që ka për burrë David Beckham) është buzëqeshja që s’ja kemi parë kurrë. Znj.Beckham njihet për pozën tipike që merr në çdo foto dhe seriozitetin që e karakterizon në fytyrë, por ja që erdhi dita! Victoria, di të qeshë dhe fotoja e fundit është provë e gjallë e kësaj.
Në fakt, “një lajm” si ky na e dha djali i çiftit, Cruz, i cili përmes një fotoje para pasqyrës, njoftoi botën se nëna e tij di të qeshë.