Pas kaq shumë vitesh, gjejeni pak çfarë do të ndodhë me ‘Aldo Morning Show’
Duket si fillim i një epoke të re! Për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve transmetim, Aldon Lipe nuk do të jetë më i fshehur pas mikrofonit të tij në sezonin e ri të “Aldo Morning Show”. Programi vjen me strukturë krejtësisht të ndryshuar, duke nisur nga fakti që moderatori dhe regjisori Lipe ka hequr dorë nga të qenit “misterioz” e deri tek emrat e rinj që do ta shoqërojnë gjatë emisionit.
Sipas Tv Klan, Aldon Lipe do të jetë i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi.
Telefonatat e famshme të studios thuhet se do të shndërrohen në mesazhe në WhatsApp, të cilat mund të jenë edhe në formën e video-call.
Përveç temës së ditës, gjatë programit audienca do të njihet gjithashtu me parashikimin e motit, përditësimin mbi lajmet e fundit si dhe një tjetër rubrikë që do të quhet “Zëri i Qytetarëve”.
Ndryshe nga gjithë vitet e transmetimit, këtë sezon, programit do t’i shtohen edhe të ftuarit special.
Anabelmagazine