Pas kaq kohësh heshtje, Jordyn Woods flet për puthjen me Tristan Thompson: Jam e lumtur që ndodhi…
Tradhëtia e Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods në shkurt të vitit 2019 mori vëmendjen maskimale të të gjitha mediave.
Fill pas këtij momenti shoqëria e Woods me familjen Kardashian-Jenner mori fund, njëjtë si raporti i basketbollistit me Khloe Kardashian.
Muajt e fundit është bërë e ditur, se Khloe dhe Tristan kanë mundur ta rikuperojnë marrëdhënien e tyre, ndërsa Jordyn ka treguar në një intervistë me Natalie Manuel Lee se është shumë e lumtur për gjithçka ka ndodhur.
Duke mos lënë vend për keqkuptime, Woods ka sqaruar duke thënë: “Jam e lumtur që u bëra kjo që jam sot falë gjithë situatave që kalova. Ishte shumë për familjen time, familjet e tjera, miqtë dhe në 1 milion vjet nuk do kisha kurrë qëllim t’i bëja keq atyre që dua”.
Jordyn pohoi se e përjetoi keq gjithçka dhe se ndihej sikur ishte vetëm dhe pa asnjë njeri. Megjithatë duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar për 22-vjeçaren pasi ajo i është kthyer normalitetit e qetë dhe e lumtur./revistawho.com