Pas kancerit të gjirit, Olivia Munn zbulon se po përballet me një tjetër sëmundje
Në mes të luftës me kancerin e gjirit, për të cilën aktorja e njohur foli hapur përmes një postimi në Instagram, duket se Olivia Munn i është nënshtruar edhe një tjetër operacioni këto ditë. Në një intervistë për “Vogue”, aktorja tha se së fundmi ka kryer një histeroktomi (heqje e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).
“Unë nxora mitrën time, tubat fallopiane dhe vezoret,” tha ajo gjatë intervistës, ndërsa theksoi se ndërhyrja kirurgjikale është kryer muajin e kaluar. “Ishte një vendim që duhej marrë sepse një ilaç që po merrja për trajtimin e kancerit të gjirit më shkaktonte probleme dhe rraskapitje fizike të përgjithshme, ndaj u bë edhe histeroktomia,” shtoi Munn.
Histerektomia sipas aktores, por edhe fjalës së mjekëve do të përmirësojë cilësinë e jetës së saj, por njëherësh do privojë nga ideja e të pasurit të një tjetër fëmije në të ardhmen.
Olivia dhe komediani John Mulaney u bënë prindër të një djali përpara tri vitesh. “John dhe unë folëm shumë për këtë dhe nuk mendojmë se kemi mbaruar me pjesën e zgjerimit të familjes sonë,” tha ajo.
Munn, e cila ka ngrirë dy herë vezët gjatë viteve të kaluara shtoi se e ka bërë sërish këtë procedurë përpara se të bënte ndërhyrjen për histerektominë, me shpresën se në të ardhmen aktorja mund të bëhet sërish nënë përmes surrogacisë.
Sa i takon, betejës tjetër me kancerin e gjirit, Olivia u shpreh pak kohë më parë me një postim në Instagram se pati një mastektomi të dyfishtë (heqje e kirurgjikale e dy gjinjve). “E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime.”
View this post on Instagram
Ora News