Pas intervistës, moderatorja shqiptare i kthehet keq Jonida Maliqit: Ishte skandal, nuk tha asgjë
Në maj të këtij viti, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion” me këngën “Ktheju tokës”.
Së fundmi Jonida ka dhënë intervista të shumta, ku ka zbuluar se është mjaft e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël.
Në intervistën e fundit, këngëtarja ka treguar më shumë detaje për veten, por në fund i ka ndodhur një e papritur.
Teksa qëndronte në prapaskenë pasi përfundoi intervistën, Jonida ka dëgjuar komentet aspak të mira të moderatoreve, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Mustës.
“Skandal ishte, kot fare asgjë s’tha, asnjë lajm”, dëgjohet të thotë Fatma. Këngëtarja ka mbetur e habitur kur ka dëgjuar këto fjalë dhe është ngritur duke ju drejtuar stafit: “Seriozisht e kanë këto me”.
Se çfarë ka ndodhur më tej, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shohim puntatën e radhës të “Thumb”.