Pas infektimit me Covid flet Prince Charles: Isha me fat
“Isha vërtetë me fat. Por e kalova mirë, ndonëse i kuptoj personat e sëmurë me koronavirus”.
Me këto fjalë princi Charles i Anglisë flet për herë të parë për eksperiencën e tij me koronavirusin, nga i cili u infektua në muajin mars.
Trashëgimtari i fronit të kurorës angleze, shprehet se u gjendet afër personave të prekur dhe gjithë atyre që kanë humbur familjarët dhe miqtë prej Covid-19.
“Në mënyrë të veçantë, atyre që nuk mundën të ishin pranë të afërmve në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja në e tmerrshme”, thotë ai.
71-vjeçari shton se nëse nuk mësojmë nga pandemia, “Mundtë vijojë shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit, duke u përballur me rreziqe gjithnjë e më të mëdha”.