Pas Ilda Bejlerit, edhe Alesia Bami guxon me dekoltenë

Debati për ekspozimin e dekoltesë në ekran mori përmasa të mëdha në media, pasi në emisionin “Provokacija” u mor si shembull gazetarja e sportit, Ilda Bejleri. Në debatin publik palët u ndanë në pro dhe kundër. Duket se indirekt pjesë e debatit është bërë dhe velina e programit “Stop”, Alesia Bami. Ajo ka realizuar një set fotosh artistike, në të cilat duket qartë që fokusi është ekspozimi i dekoltesë. Kërcimtarja dhe modelja 18 vjeçare u bë pjesë e televizionit fillimisht si një nga velinat e Ardit Gjebresë në programin “E diela shqiptare”. /Story.al/