Pas “Hell’s Kitchen”, Renato Mekollin do e shohim në ekran pranë fëmijëve

Renato Mekolli është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit. Programi i tij “Hell’s Kitchen” është një nga më të ndjekurit, por dhe më të kritikuarit për shkak të sjelljes shpeshherë agresive të shef Renatos. Megjithatë duket se kjo nuk do ta ndalojë shefin e njohur të kuzhinës të sjellë një tjetër program, pas mbylljes së “Hell’s Kitchen” në 4 janar. Sipas “Prive.al” Renato do të rikthehet në ekran sërish në periudhën mars/prill me një emision dedikuar fëmijëve. “Për momentin nuk do doja të bëja asnjë koment për emisionin e ri. Sapo të mbaroj ‘Hell’s Kitchen’ patjetër që po. Dua të kem edhe unë diçka të sigurt para se të flas” është shprehur Renato. Ai nuk ka shpjeguar nëse do të jetë sërish pjesë e “Top Channel”, por dimë që shumë shpejt Renaton do e shohim ndryshe…