Pas gjoksit Çiljeta Xhilaga bën ndërhyrje në mjekër, ja si duket

Ciljeta-Xhilaga-2

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka pozuar për herë të parë pas ndërhyrjes estetike që bëri në mjekër. Ajo ishte mbrëmjen e djeshme e pranishme në “Miss Universe Albania”, ku performoi e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm që i nxirrte në pah linjat seksi. Çiljeta e cila është aktive në rrjetin social “Instagram”, ka postuar foto për herë të parë pas ndërhyrjes që realizoi në mjekër. Ndërkohë pak kohë më parë ajo është shprehur se ka qenë gjithnjë në kërkim të perfeksionit, sipas Panorama Plus. E pikërisht kjo është arsyeja përse pas zvogëlimit të gjoksit, Çiljeta ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje, këtë herë në mjekër.