Pas Genc Prelvukajt, edhe Eni Koçi tregon rezultatin e saj të tamponit!
Ditën e djeshme, reperi i njohur Genc Prelvukaj bëri të ditur se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndonëse me simptoma të lehta, reperi tregoi se është izoluar dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta përballuar.
Tashmë, kurioziteti kaloi te partnerja e Prelvukajt, Eni Koçi, e cila prej kohësh tashmë bashkëjeton me reperin.
Në një postim ditën e sotme, Eni ka treguar se e ka kaluar 3 muaj më parë Covid-19.
“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para 3 muajve pa pasur shqetësime serioze”, – shkruan Eni. “Ju uroj shërim të shpejtë të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë!”
Shpresojmë që edhe Genci ta kalojë po aq lehtë sa dhe Eni.