Pas “Game of Thrones” Kit Harington përfundon në spital terapeutik
Ylli i serialit “Game of Thrones”, Kit Harington, raportohet të jetë shtruar në institut rehabilitimi në Connecticut të Shteteve të Bashkuara. Aktori 32 vjeçar, është duke u përballur me stres dhe përdorim të tepruar të alkoolit pas përfundimit të serialit epik, që theu rekorde shikueshmërie.
Kit i është nënshtruar terapive psikologjike, po praktikon meditimin dhe po e lufton stresin për t’i tejkaluar emocionet negative, shkruan Page Six, transmeton Prive. Thuhet se aktori është shtruar në institucion pak javë para shfaqjes së episodit final me 19 Maj, ndërsa hera e fundit që është parë publikisht, është në premierën e sezonit të tetë në Irlandë.
“Përfundimi i GOT ka ndikuar tejet keq tek ai. Kit e kuptoi që ky është fundi dhe kjo e ka bërë të ndjehet keq, sepse ai ka punuar shumë në këtë prodhim. Ajo që po e mundon shumë është se çfarë do të bëjë tani e tutje. Gruaja e tij Rose, po tregohet tejet mbështetëse ndërsa tani për tani, ai ka nevojë për paqe dhe qetësi”, ka thënë një mik i Kit për revistën. /Prive.al