Pas Flori Mumajesit, edhe Elvana Gjata klip me Ledri Vulën

Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë dy nga këngëtarët më të preferuar të publikut shqiptar, por deri tani nuk na kishte shkuar në mendje se ata mund të bashkëpunonin një ditë. Por burime për “Lajme.net” kanë bërë të ditur se shumë shpejt artistët do të sjellin për të gjithë fansat e tyre projektin më të ri. Nuk janë zbuluar ende më shumë detaje lidhur me këtë bashkëpunim, edhe pse flitet se po punojnë fort për të realizuar një hit, që do pushtojë club-et këtë verë. Kujtojmë se para Elvanës, ishte ish-bashkëpunëtori i saj Flori Mumajesi që realizoi dy klipe me Ledrin; “Beautiful” dhe “Nuk ma la”. /Story.al/