Pas fitores së madhe në “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj ka dy fjalë për Flori Mumajesin
Alban Ramosaj arriti të triumfonte në “Kënga Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”. Kjo baladë e fuqishme arriti të rrëmbente shumicën epikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.
Për këtë këngë që i dha çmimin e parë, Albani punoi me Brunon dhe Fifin. Dy artistët e ndihmuan për realizimin e muzikës dhe tekstit të këngës, por “Thikat e mia” pati edhe disa prekje nga Flori Mumajesi. Për këtë arsye, Albani i ka dedikuar dy fjalë sot Florit, pasi kanë kaluar 2 ditë nga finalja e madhe e “Kënga Magjike”.
“Faleminderit që ishte pjesë e lartësimit të rrugëtimit tim përmes mënyrave të tua gjeniale”, shkruan Albani në një postim.
Në një intervistë para konkurrimit në “Kënga Magjike”, Albani shprehu hapur dëshirën që Flori Mumajesi të ishte në të ardhmen producenti i tij.
“Flori është artisti që duhet marrë shembull nga njerëzit si unë, artistët që janë meshkuj këngëtarë, është një shembull shumë i mirë për t’u marrë sepse është ai artisti që ka mbijetuar në çdo periudhë dhe është në krye të çdo gjëje. Është kantautor, është producent, është një gjë që duhet marrë shembull dhe unë e respektoj tmerrësisht shumë. Por Flori ka një tjetër zhanër, unë megjithëse kam shumë dëshirë dhe dua që të kaloj aty dhe të prodhoj sepse të flasim lirshëm fare, audienca ka rënë dhe kush nuk do donte të ishte nën menaxhimin ose nën produksionet e Florit”, u shpreh Albani.
Këtu Albani tregoi se Flori ndërhyri pak edhe në këngën e tij “Thikat e mia”.
“Ka një luhatje që erdhi në studio dhe tha dy gjëra, pse se ndryshoni, vëreni këtë kështu dhe bëjeni këtë kështu që të ngjajë pak më kështu dhe ngela e thashë që paska të drejtë. E pashë veten në një pikëpamje më komerciale, por që më pëlqente, nuk ishte keq. Të gjithë që jeni kurioz, bëhet fjalë për këngën e ‘Këngës Magjike’”, tregoi Albani.