Pas fitores në “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj zbulon se cili festival është synimi i radhës

Alban Ramosaj fitoi edicionin e 22-të “Këngës Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”. Kjo baladë arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.

Megjithatë, Albani duket se tani i ka vendosur vetes një tjetër qëllim: Eurovizionin!

Në një Instastory, ai ka treguar se nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes tek Festivali i Këngës. “Ka ca kohë që po më ngacmoni me këtë ide…dhe mua më pëlqejnë ngacmimet”, shkruan ndër të tjerash këngëtari.

Ai konfirmon dhe këngën e re që do publikohet së shpejti. “Sido që të jetë do të shihemi së shpejti me klipin tim të ri“, ka përfunduar ai. Ndaj ne na mbetet të presim, për të dëgjuar projektin e ri, e pse jo për të dëgjuar ndonjë tjetër baladë “zemërthyese” në Festivalin e Këngës!

/News31