Pas festivalit të bujshëm të RTSH, Gjergj Leka zbulon: Do të bëj edhe unë festival, nuk kam frikë nga…

Festivali i RTSH-së, i organizuar nga Alketa Vejsiu dhe Vera Graboska, bëri bujë në media për mënyrën e dhënies së çmimit të parë dhe nëse e meritonte apo jo Arilena Ara çmimin e parë.

Por pas këtij festivali shumë të diskutueshëm, edhe kantautori Gjergj Leka ka zbuluar se do bëjë festival.

Ai zbuloi lajmin i ftuar në Soiree duke u shprehur se nuk ka frikë nga konkurrenca.

‘Nuk e kam thënë akoma por vitin tjetër do bëj një festival. E kam menduar shumë mirë konkurrencën e festivaleve. Konkurrencë në muzikë nuk ka kurrë. Kush ka shpirt, kush do të dalë le të dalë të këndojë, të stonojë akoma më bukur. Na ka marrë malli të stonojë njeri. Por nuk po stono kush. Aq të zotë i kemi teknikët sa po bëjnë namin,’- tha ai.