Pas Elvana Gjatës, Pirro Çako prenotohet nga Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka publikuar pak minuta më parë një foto krah Pirro Çakos. Kantautori i njohur dhe këngëtarja e dashur për publikun do të vijnë me një bashkëpunim muzikor që tashmë është drejt finalizimit. Kënga është kompozuar nga vetë Pirro dhe burime për ‘RevistaWho.Com’ kanë zbuluar se dy emrat e njohur të muzikës do t’i bashkojë një baladë dashurie. Më herët Pirro Çako dhe Xhensila kanë kënduar së bashku në ‘100 vjet muzikë’ një nga duetet më të famshme të kantautorit që mban emrin ‘Për një çast më ndali zemra’. Kujtojmë që pak kohë më parë Pirro Çako bashkëpunoi me Elvana Gjatën për albumin “3 P”.